Arrestohet producenti i filmit biografik për Erdoganin
Turqia arrestoi Ali Avcin, producentin e një filmi biografik rreth fëmijërisë së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe karrierës së tij të hershme politike.
Agjencia turke e lajmeve Dogan tha se Avci është akuzuar për lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.
Autoritetet turke e fajësojnë Gulenin, i cili jeton në mërgim në SHBA, për orkestrim të përpjekjes për grushtshtet në Turqi, më 15 korrik të vitit të kaluar, shkruan REL.
Turqia po shënon njëvjetorin e puçit të dështuar me së paku 40,000 njerëz të arrestaur dhe mbi 100,000 të tjerë të pushuar nga puna, nën akuzat se kanë lidhje me Gulenin.