Ribalanci: 17.9 milionë euro më shumë për Punën dhe Politikën Sociale, shkurtohet buxheti i Ivanovit

Rritja e pagës minimale, kompensimi për punëtorët e falimentuar, subvencionet për ndërmarrjet private dhe reformat në shëndetësi dhe administratë, i bënë më të privilegjuara ministritë për Punë dhe Politikë Sociale, Shëndetësi dhe Ekonomi, në rebalancin e ri për këtë vit, njofotn Portalb.mk.

Gjithsej 17.9 milionë euro më shumë nga buxheti i projektuar për këtë vit do të marrë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale që t’i realizojë programet e parapara për këtë vit. Rreth 3.3 milionë euro janë të ndara për pagimin në kohë të të gjitha të drejtave sociale të garantuara për qytetarët.

20.200 euro më shumë do të fitojë Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI) që të sigurojë pagesë të pa-ndaluar të pensioneve dhe harxhimeve për shtyllën e dytë pensionale.

Me rebalancin e buxhetit, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, do të ketë 95.000 euro më pak para, ndërkaq për 10% do të shkurtohen edhe harxhimet jo-produktive të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve, por edhe të udhëtimeve zyrtare, reprezentacioneve, promovimeve ekonomike dhe reklamave. Shkurtim më të madh në këtë kategori është bërë te buxheti i kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button