S’kemi pse i vërsulemi Branko Manojllovskit për homoseksualët

 

 

Bisedë qendrore e primare gjatë këtyre  ditëve të fundit është propozim ligji i deputetit të BDI-së, Branko Manojllovski, për homoseksualët në R. e Maqedonisë. E pse ne i vërsulemi, e kritikojme, e ofendojmë ashpër e shumë keq shqiptaro-amerikanin ortodoks, xha Branko Manojllovskin, kur ai ama, ama fare nuk ka faj, shumë normale është për Brankon ky ligj i homoseksualëve, ç’faj ka ai që ne jetojmë në Ballkanin e burrave me dy, tre e më shumë gra legale e jolegale. Gjatë jetës pesëdhjetvjeçare në Amerikë, ai, ka parë dhe martesa homoseksualësh, jetën bashkëshortore seksuale të mashkullit me meshkull, ka parë dhe persona homo-biseksualë, seksin e femrës me femër. Bile ka parë dhe dasmat e homoseksualëve që janë shumë më të shtrejta e më reklamuese sesa të këtyre burrave e grave normale. Bile, sipas, xha Brankos, shumica e çifteve homoseksualë janë më humanë e më zemergjerë duke marrë e importuar fëmijët ilegalë-tinëzar-prostitucionalē ballkanas si të tyre. Pra, cilët prej këtyre janë më humanë: homoseksualët e  sëmurë seksualisht, apo burrat e gratë ballkanase  të cilat për shkak të kurvërisë, epshit, nepsit të sëmurë abortojnë, i hudhin apo i çojnë fēmijët e sapo lindur nëpër azile e çerdhe sociale fëmijërore që të mbeten jo nën përkujdesjen tinëzare të tyre, por nën përkujdesjen sociale legale shtetërore. Pse e kritikojmë Branko Manojllovskin,  a e duam Europën?, a duam të bëhemi Europian?, po. Nëse po, atëherë patjetēr të pajtohemi me propozim-ligjin e homoseksualëve të Branko Manojllovskit. Sa të mirë e sa të mençur jemi, propozim-ligjin e Brankos nuk e duam, po ama të prostitucionit ani,  na kënaqin të gjithëve dashnoret apo shfalerkat

jashtëmartesore, na vjen mirë kurvëria e horospëllëku. Po nëse, xha Branko, propozon një ligj kundër kurvërisë, horospisë e tradhtisë bashkëshortore, si do reagonim, do pajtoheshim apo jo me Brankon, a? Atëherë e di çfarë d’i thonim, ligj i prapambetur islam. Po, prostitucioni, kurvëria, horospëllëku, tradhtia bashkëshortore a s’janë më të neveritshme sesa homoseksualët?, bile më të shëmtuara; këtë shumë mirë e dimë, por na vjen lezet e sherbet.

Interesant, ish-nxënësja  ime, më e mençur se mua, para 15 vitesh kishte parashikuar kohën e sotme, më tha: “Profesor i nderuar Sulejman, mos na kritikoni për shminkosjet e minifundet tona, do vijë koha kur në shkollat tona do vijnë meshkujt  me minifunda, me shtiklla e të shminkosur si femrat, atëherë çfarë do bëni ju?”

P.S

-Pasi Kanuni  kombëtar i Lekë Dukagjinit na duket i prapambetur;

-Pasi fejesat, dasmat, këngët, doket e zakonet tona na duken të prapambetura;

-Pasi Dhjata e re dhe Dhjata e vjeter e Krishtit (Isait a.s.) na duket i prapambetur;

-Pasi Muhamedi a.s së bashku me Kuranin e Allahut na duket i prapambetur, ja propozim-ligjin homoseksual amerikan e europian i Xha Brankos, na qoftë me shëndet!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button