Në maj është zvogëluar numri i lejeve për ndërtim

Në maj të këtij viti janë dhënë 241 leje për ndërtim që është për 17,5 për qind më pak në krahasim me majin e vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve arrin 3.683.276.000 denarë që është për 25,9 për qind më pak krahasuar me majin e vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 133 (55,2 për qind) janë dedikuar për objekte të ndërtimit të lartë, 39 (16,2 për qind) për ndërtim të ulët dhe 69 (28,6 për qind) për objekte për rikonstruim.

Nga 241 objekte, 135 (56 për qind) të investuesve janë persona fizikë, ndërsa 106 (44 për qind) subjekte afariste.

Në periudhën e raportimit është paraparë ndërtimi i 1.078 banesave me sipërfaqe të përgjithshme prej 79.477 metra katrorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP