Presidenti Ivanov në forumin Kran Montana në Barcelonë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja Maja Ivanova, po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, me rastin e pjesëmarrjes në sesionin 28-të vjeçar të forumit Kran Montana, që po mbahet në Barcelonë.

Siç informojnë nga Kabineti i tij, temat e diskutimit në forumin e sivjetshëm janë të fokusuar në prodhimin e energjisë, ndryshimet klimatike, krizën emigruese, përforcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe mundësitë për bashkëpunim në Mesdhe, Afrikë dhe Lindjen e Afërt.

Ivanov dje pati fjalim në sesionin zyrtar në hapjen e forumit me temë “Çfarë bote për të ardhmen? Strategji për stabilitet në mjedis të paparashikueshëm – drejt një mënyrë të re të menaxhimit”.

Bashkëshortes së presidentit të Maqedonisë, Maja Ivanova nesër do t’i ndahet çmimi “Medalje e artë në forumin Kran Montana” , për aktivitete e saja, projektet dhe nismat nga karakteri humanitare.

Forumi “Kran Montana” është themeluar në vitin 1986 me qëllim që të sigurohet bashkëpunim i gjerë ndërkombëtar dhe lidhje e aktorëve ekonomikë në nivel botëror, si dhe të kontribuojë ndaj rritjes globale ekonomike, duke siguruar stabilitet, barazi dhe siguri. Aktivitetet dhe ngjarjet në kuadër të forumit janë të orientuara ndaj krijimit të platformave të cilat do t’i mundësojnë liderëve politikë dhe të biznesit t’i implementojnë strategjitë e tyre, t’i forcojnë partneritetet dhe të zhvillojnë mundësi të reja për bashkëpunim. Forumi bashkëpunon me partnerët institucionalë ndërkombëtarë, si agjencitë e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button