Publikohet foto konkursi “Rripi i gjelbër ballkanik”
Shoqata Ekologjike e Maqedonisë në bashkëpunim me Euronatur nga Gjermania e publikoi foto konkursin me temë “Rripi i gjelbër ballkanik”.
Në Maqedoni, Rripi i gjelbër i përfshin tre kufij shtetëror me Bullgarinë, Greqinë dhe Shqipërinë.
Konkursi ka tre kategori të ndryshme: “Të rinj nën 18 vjeç”, “Amatorë” dhe “Fotografë profesional”. Çdo fotografi duhet t’i përmbajë informatat në vijim: emër dhe mbiemër të fotografit, lokacioni i fotografisë, data dhe në cilën kategori garoni. Një person mund të dorëzojë të paktën 3 fotografi. Pjesëmarrja përfshin fotografi digjitale në ngjyrë, të dërguara në e-mail (jo të printuara, fotografi zi-e bardhë ose formate panorama). Fotografitë dërgohen në [email protected] deri më 15 korrik të vitit 2017.
Për vendet e para në të gjithë kategoritë janë paraparë shpërblime. Për kategorinë të rinj-altoparlant pa tel, për kategorinë amatorë-këmbalec dhe çantë për pajisje dhe për kategorinë fotografë profesionalë-vauçer me të holla. Fotografitë e shpërblyera do të publikohen në shtator të vitit 2017 në ueb faqen e Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë, www.mes.org.mk.