Katër maska fytyre me qershi, për rezultate të mahnitshme

Lëngu i qershisë konsiderohet si ndër më të rëndësishmit, kur flasim për freskinë e lëkurës dhe eleminimin e njollave të zeza. Falë vetive anti-inflamatore, ky frut trajton aknet, si dhe ndikon drejpërsëdrejti në zonat e lëkurës së dëmtuar e të paushqyer. Përmbajtja e vitaminës A, C, potasiumit, zinkut, hekurit, magnezit etj., e shndërron qershinë në më të preferuarën jo vetëm për t’u ngrënë, por edhe për t’u aplikuar në formën e maskës në fytyrë, shkruan Bordo.al. Pasurimi në antioksidantë, jep efekt në parandalimin e mplakjes, duke mos lejuar lëkurën të përshpejtojë një proçes të tillë. Këtë herë, ne do t’ju sugjerojmë disa maska të ndryshme me përbërje qershie, që jo vetëm do t’i realizoni lehtë në kushte shtëpiake, por do të keni mundësinë gjithashtu të zgjidhni në bazë të rezultatit që dëshironi për fytyrën tuaj. Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtme:

Për një lëkurë të butë

Shtypini mirë qershitë (masën vendoseni ju, në bazë të asaj që ju duket se mjafton për madhësinë e fytyrës). Largoni mënjanë lëkurën e mbetur nga fruti dhe sigurohuni që ta pastroni fytyrën mirë, përpara se të aplikoni maskën. Lëreni deri sa të thahet, e më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Për eleminimin e akneve

Në një masë qershishë të shtypura, shtoni një lugë çaji mjalt dhe disa pika limon. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni në gjendje qetësie, për rreth 15-20 minuta. Preferohet të lyeni edhe pjesën e qafës. Pas kësaj kohe, shpëlajeni masën me ujë të ngrohtë, por jo të nxehtë.

Për zbehjen e rrudhave të lehta dhe eleminimin e njollave të zeza

Masës së qershive, shtojini dy lugë gjelle mjalt organik, dhe lëreni për 20 minuta në fytyrë. Shpëlajeni me njnë peshqir të njomur me ujë të ngrohtë.

Për eleminimin e qelizave të vdekura dhe shkëlqimin e lëkurës

Mjafton një dorë qershishë të shtypura dhe tre lugë gjelle kos. Përziejini mirë, dhe aplikojeni masën në fytyrë. Pas 20-30 minutash, shpëlani fytyrën sipas dëshirës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button