Zvicër, mjeku etiopian merr drejtimin e OBSH-së

Me origjinë nga Etiopia, Tedros Adhanom Ghebreyesus mori sot funksionet e drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një prej agjencive më të rëndësishme të OKB-së, deklaroi OBSH-ja nëpërmjet një deklarate.

Me profesion mjek i specializuar për sëmundjen e malaries,i moshës 52 vjeçare, ai pason kinezen Margaret Chan, e cila drejtoi OBSH prej më shumë se 10 vitesh, që nga janari i vitit 2007.

Tedros, i zgjedhur më 23 maj 2017 nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë që mbledh së bashku shtetet anëtare të OBSH, është i pari shtetas me origjinë afrikane që drejton këtë agjenci të OKB-së.

Para emërimit në krye të organizatës me seli në Gjenevë, ai ka mbajtur postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Etiopisë mes viteve 2012 dhe 2016. Tedros ka drejtuar gjithashtu mes viteve 2005 dhe 2012 Ministrinë e Shëndetësisë së Etiopisë.

OBSH-ja një institucion i rendësishëm që punëson rreth 8.000 persona në botë, ka si detyrë të koordinojë ndërhyrjet ndaj pandemive, të tilla si Ebola, dhe për përcaktuar rregullore për sistemet shëndetësore në të gjitha vendet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button