Mbledhja e Parë e Komisionit për Çështje Evropiane

 Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot e mbajti Mbledhjen e Parë të Komisionit ku i kushtohet proceseve eurointegruese të vendit, në të cilën ishin këmbyer mendime dhe qëndrime për avancimin e tyre, nga aspekti parlamentar.

Siç kumtoi Seksioni për informim publik dhe marrëdhënie me publikun, lidhur me temën, fjalime hyrëse patën kryetari i Komisionit, Artan Grubi, ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar, si dhe zëvendëskryetari në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për çështjet evropiane, Bujar Osmani.

Kryetari i Komisionit, Grubitheksoi se në fokusin e punës së Komisionit do të jetë, para se gjithash, përparimi i agjendës reformuese evropiane dhe kërkoi që Komisioni të miratojë konkluzion që Kuvendi të miratojë Deklaratë për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ky propozim unanimisht u pranua nga anëtarët e Komisionit.

Në prononcimin e vet gjithashtu theksoi se Komisioni do të punojë me përkushtim dhe transparencë, me qëllim të përfshirjes më gjithëpërfshirëse të të gjithë faktorëve në shoqërinë për realizimin e reformave të nevojshme të BE-së, por edhe se Komisioni vazhdimisht do të ushtrojë mbikëqyrje parlamentare mbi punën e Qeverisë, në pjesën që ka të bëjë me implementimin e proceseve eurointegruese të vendit.

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, duke mbështetur agjendën evropiane të Republikës së Maqedonisë ka shprehur gatishmëri të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për t’i realizuar reformat e nevojshme të BE-së në tre muajt e ardhshëm, para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Në atë drejtim informon se është përpiluar draft version i Planit aksional, në të cilin janë adresuar Prioritetet Urgjente të Reformave.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar, duke u fokusuar në gjendjet aktuale në lidhje me eurointegrimin e vendit, theksoi se është arritur përparim në këtë plan, pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë së re, por edhe se nevojitet të punohet në realizimin e rekomandimeve nga Prioritetet Urgjente të Reformave, si dhe të vërejtjeve të nënvizuara në Raportin vjetor për progresin e vendit në vitin 2016. Vetëm atëherë, theksoi ambasadori Zhbogar do të përmirësohen gjendjet në vend dhe rininë, biznes komunitetin dhe gjithë qytetarët në shtetin do t’i ndjejnë këto të mira në jetën e përditshme. Gjatë kësaj, sugjeroi në rëndësinë e Kuvendit si forum për mbajtjen e dialogut konstruktiv politik dhe me përfshirjen e sektorit civil në një mënyrë inkluzive dhe transparente të kontribuohet për avancimin e proceseve të BE-së në vend.

Komisioni kishte debat konstruktiv, në të cilin morën pjesë deputetët: Frosina Remenski, Antonio Milloshoski dhe Zeqirija Ibrahimi, të cilët në diskutimet e tyre i mbështetën proceset evropiane të Republikës së Maqedonisë, me ç’rast është shprehur gatishmëri që vendi të investojë përpjekje për zbatimin e reformave të domosdoshme të BE-së me qëllim të lëvizim më afër Bashkimit Evropian. Është manifestuar angazhim i përbashkët politik për rrugën eurointegruese të vendit, për çka ka konsensus politik dhe qytetar. Gjatë kësaj është sugjeruar edhe në problemin që vendi ka me Greqinë fqinje, dhe se është e nevojshme i njëjti të tejkalohet.

Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësuesit e Korit Diplomatik në Republikën e Maqedonisë, ndërkaq të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile me çka Komisioni vendosi praktikë të re për të gjitha çështjet në lidhje me proceset eurointegruese të përfshijë edhe sektorin joqeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button