Lideri i opozitës greke, Micotakis: Shkupi nuk do të hyjë në NATO me referencën e përkohshme

Lideri i partisë më të madhe opozitare greke Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis, deklaroi se Greqia nuk do të lejojë që Maqedonia të hyjë në NATO pa zgjidhjen paraprake të emrit.

Internet portali grek “Politiko”, për të cilin Mocotakis ka dhënë intervistë, komenton se “Qeveria e re në Shkup bën përpjekje për afrimin drejt Athinës me shpresë se Greqia do ta tërheq bllokadën dhjetëvjeçare për hyrje të Shkupit në NATO”.

“Kjo nuk do të ndodh”, theksoi Micotakis.

Megjithatë, ai shpreh optimizëm se “kryeministri Zaev do të jetë konstruktiv”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button