Zbuloni se cilat janë përfitimet që luleshtrydhet i sjellin organizimit

Përveç shijes, luleshtrydhet janë fruta me pak kalori, me aromë të pakrahasueshme dhe shumë të dobishme për organizmin.

Studiuesit kanë zbuluar se, luleshtrydhet janë një burim i pazëvendësueshëm kaliumi dhe fibrash, të domosdoshme për shëndetin.

Luleshtrydhet kurojnë ulcerat gastrite dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet ultraviolet apo rrezatimet UVA, që janë një shqetësim kryesor jo vetëm për lëkurën por edhe për sytë. Luleshtrydhet kanë një ndikim të madh edhe në uljen e kolesterolit të “keq” ose siç njihet ndryshe LDL, i cili mund të shkaktojë hipertension dhe sëmundje të zemrës.

Zemra

Ekspertët e Universitetit të Warwick-ut në Britaninë e Madhe kanë zbuluar se këto fruta kanë në brendësi të tyre potenciale të rëndësishme. Bëhet fjalë për substanca që aktivizojnë dhe stimulojnë prodhimin në brendësi të organizmit të një proteine të veçantë që quhet Nrf2, e cila njihet për vetitë e saj antioksidante dhe mbrojtëse.

Kafshatë pas kafshate, luleshtrydhet favorizojnë prodhimin e kësaj proteine, e cila ka aftësinë për të ulur dukshëm faktorët e riskut të sëmundjeve që prekin zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut, ndryshe lipidet, ose yndyrnat dhe kolesteroli.

Reduktimi i yndyrnave dhe  kolesterolit të keq që akumulohen brenda enëve të gjakut do të thotë të reduktohet në mënyrë të dukshme rreziku që kërcënon zemrën, duke zvogëluar mundësinë e shfaqjes së patologjive që lidhen me të si infarkti dhe hipertensioni.

Pra, luleshtrydhet janë aleate të atyre që duan të mos shtojnë në peshë, por janë aleate të të gjithëve kur është fjala për një zemër të shëndetshme.

Mos e ndani nga tavolina

Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veçantë bëjnë që luleshtrydhet të jenë frutat më të pëlqyera jo vetëm të fëmijëve, por edhe të të rriturve. Janë një mijë e një arsyet se përse nuk duhet t‘i ndajmë kurrë nga tavolina. Në mjekësinë popullore luleshtrydhja është ilaçi që mund të shërojë më shumë sëmundje dhe të përdoret kudo.

Ata mbahen si një nga ushqimet me përmbajtje më të lartë të vitaminë C. Po ashtu ajo ka dhe vlera të larta mjekësore duke veçuar këtu vetinë e saj të madhe antioksiduese. Mendohet se sa më shumë të skuqet fruti, aq më shumë atij i rriten vlerat antioksiduese.

Po ashtu luleshtrydhja ka veti mbrojtëse ndaj radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme kanceresh. Përveç vitaminës C, ky frut është një burim i mrekullueshëm acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3, vitaminës K dhe bakri. Ato luftojnë kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnë prekjen nga sëmundjet e mëlçisë dhe largojnë dëshirën për të pirë duhan.

Ajo është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia.

Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj. Në rast se konsumatorët e kanë të vështirë në periudha të caktuara që të gjejnë luleshtrydhe në treg, atyre u këshillohet edhe përdorimi i lëngjeve të frutave që me luleshtrydhe por që nuk përmbajnë gaz.

Efektet

Një kërkim shkencor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka cilësuar luleshtrydhen si një frut të çmuar për ruajtjen e aftësive njohëse të trurit, sidomos atij të femrave. Sipas studimit meritat janë të flavonoideve. Falë këtyre përbërësve, luleshtrydhet janë ushqimi ideal për të mbajtur trurin në formë të mirë.

Flavonoidet janë substanca antioksiduese të pranishme në sasi të mëdha te luleshtrydhet. Ato njihen për aftësinë për të ngadalësuar procesin e reduktimit gradual të aftësive njohëse të trurit, duke i garantuar atij në këtë mënyrë një jetë më të gjatë.

Autorët e studimit janë një ekip mjekësh në “Brigham and Ëomen’s Hospital”, të cilët këshillojnë konsumimin e luleshtrydheve, krahas frutave të tjera të pyllit, për të zgjatur mesatarisht me 2.5 vjet jetën e trurit. Studimi ka nisur në mes të viteve 1970 dhe ka përfshirë më shumë se 120 mijë gra të moshës 30-55 vjeçe, të cilat janë pyetur çdo katër vjet në lidhje me mënyrën e të ushqyerit, stilin e jetës dhe gjendjen shëndetësore.

Studimi ka vazhduar deri në vitet 1990, kur mbi 16 mijë gra me moshë mesatare 74 vjeç, u janë nënshtruar testeve të kujtesës çdo dy vjet. Studimi ka çuar në rezultate domethënëse, të cilat janë publikuar në revistën amerikane “Annals of Neurology”. Sa më i madh konsumi i luleshtrydheve dhe frutave të pyllit, aq më jetëgjatë dhe cilësor aktiviteti cerebral.

Sipas studimit, meshkujt i gëzojnë në mënyrë më të reduktuar vlerat e luleshtrydhes. Luleshtrydhet njihen prej kohësh për vlerat kuruese në rastet e gastriteve dhe hipertensionit. Tashmë, falë studimit në fjalë, i cili ka zgjatur 40 vjet, mund të thuhet se luleshtrydhet janë aleatet më të mira të femrave në luftën kundër degradimit të truri

Përbërësit magjikë të luleshtrydhes

Vitamina K

Luleshtrydhet janë një ushqim i pasur me vitaminë K, e cila i bën kockat të jenë të forta. Mjekët rekomandojnë që të gjithë njerëzit duhet të konsumojnë çdo ditë të paktën 5 luleshtrydhe

Vitamina C

Ata mbahen si një nga ushqimet me përmbajtje më të lartë të vitaminë C. Po ashtu ajo ka dhe vlera të larta mjekësore duke veçuar këtu vetinë e saj të madhe antioksiduese.

Përbërësit

Ajo është gjithashtu edhe një burim i mrekullueshëm acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3 dhe bakri

Sëmundjet

Ato luftojnë kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnë prekjen nga sëmundjet e mëlçisë dhe largojnë dëshirën për të pirë duhan.

Flavonoidet

Flavonoidet janë substanca antioksiduese të pranishme në sasi të mëdha te luleshtrydhet. Ato njihen për aftësinë për të ngadalësuar procesin e reduktimit gradual të aftësive njohëse të trurit

Gjethet

Luleshtrydhja përmban edhe glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën, etj.

****

Luleshtrydhet, tregu botëror, 3.3 miliardë tonë

Tregu global i luleshtrydheve i ka kaluar 3.3 miliardë tonë prodhim në vit. Ky produkt, që gjithnjë e më shumë po konsumohet i përpunuar, në industrinë e ëmbëlsirave ka një rritje vjetore mesatare prej 4% në vitet e fundit. Struktura e tregut ka pothuajse të njëjtat “ngjyra” të disa viteve më parë. Prodhuesi kryesor është Amerika, ndërsa në eksporte kryeson Spanja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës sigurojnë mbi 30% të totalit të prodhimit global të luleshtrydhes. Sipas të dhënave zyrtare, luleshtrydhet janë fruti i katërt më i rëndësishëm i prodhuar në SHBA, për nga vlera e prodhimit, pas rrushit, portokajve dhe mollës. Prodhimi amerikan i luleshtrydheve është i përqendruar mbi të gjitha në zonat jugore dhe bregdetare të Kalifornisë, për shkak të klimës së përshtatshme.  Eksportet e SHBA-së janë të drejtuara kryesisht në Amerikën e Veriut dhe pjesa më e madhe e tyre shkon në Kanada. Meksika është furnizuesi (eksportuesi) kryesor në Amerikë.

Tregtinë ndërkombëtare të këtij produkti e kryeson Spanja. Në pesë vitet e fundit, luleshtrydhet spanjolle kanë mbushur tregjet e huaja. Në vitin 2010, industria spanjolle e “arit të kuq”, siç e quajnë ekspertët, solli 396.7 milionë euro nga shitjet jashtë vendit. Spanja e ka pozicionuar veten si burimi kryesor i këtij prodhimi për pesë kontinente. Që nga viti 2007, ajo është eksportuesi kryesor në botë i luleshtrydheve.

Përmes procesit të kultivimit intensiv, Spanja mbledh disa të lashta në vit, duke mbuluar kërkesën globale. Shitja e luleshtrydhes së prodhuar në Spanjë llogaritet si një burim i mirë të ardhurash jo vetëm për prodhuesit, por edhe për shpërndarësit, supermarkete dhe logjistikë, ku llogariten më shumë se 50 mijë të punësuar.

Në Spanjë, nëntë të dhjetat e prodhimit lënë vendin për t’u tregtuar në supermarketet e disa vendeve të BE-së. Që nga 2007, Gjermania ka marrë më shumë se një të tretën e prodhimit. Pas saj vjen menjëherë Franca.

Në botë ka më shumë se një mijë lloje luleshtrydhesh, por ato të cilat kanë etiketën spanjolle janë liderët në eksportet botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button