Kënga për viktimat e zjarrit në Londër bëhet kënga më e shitur e dekadës se fundit (VIDEO)

Kënga bamirëse e cila është incizuar për të ndihmuar viktimat e zjarrit në Grenfell Tower në Londër, është bërë kënga e shitur më së shpejti në dekadën e fundit.

Vetëm disa orë pas lansimit të videos në ITV, kompania e ‘Offical Charts’ ka konfirmuar se kënga është shkarkuar rreth 120,000 herë.

“Bridge Over Troubled Water “ është liruar në orën 8 në mëngjes ditën e mërkure, dhe blerësit të cilët ishin të emocionuar nga artistët prapa këngës pas shikimit të videos , thonë se kjo dëshmon forcën e kryeqytetit, shkruan Daily Mail.

Mangani i muzikë Simon Cowell mori artistët si Rita Ora, Robie Williams, Kelly Jones, Stormzy , Simon & Garfunkel’s. Morën pjesë edhe yje të tjerë si Jessie J, Louis Tomlinson, Leona Lewis, Paloma Faith dhe pianisti Tokio Myers. /KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button