Jeni beqar/e? Ja edhe arsyet

Beqarët jo gjithmonë janë të palumtur dhe të dëshpëruar. Madje, shumica prej tyre e kanë zgjedhur vetë këtë gjë. Kështu, sipas disa psikologëve, ekzistojnë disa arsye pse njerëzit janë ose do të mbesin beqar gjatë tërë jetës së tyre.

Këto janë ato:

Ju pëlqejnë gjërat në një mënyrë të veçantë

Dilni në takim pas takimi dhe vetëm i rrokullisni sytë me personin që keni para, thjeshtë duke iu shkuar nerva. Psikologët thonë se do të mbetni beqar nëse besoni se jeni më i mirë se ata me të cilët dilni në takim.

Dëshironi të bëni çfarëdo që dëshironi

“Mendoj se disa njerëz e kanë për qëllim që të mbesin beqarë”, thotë psikologu Nikki Martinez. “Ata kanë besim në vetvete, e duan jetën e tyre dhe ju pëlqen që të jetojnë vetë”. Nëse jeni kështu edhe ju, atëherë ju tashmë keni vendosur që të jeni beqar.

Jeni i lumtur

Ekziston vetëm një mënyrë për të parashikuar nëse do të mbetni beqar, thotë Kali Rogers: “Nëse jeni të lumtur duke qenë beqar”. Në këtë rast, ju nuk do të ndjeni se keni nevojë të jeni me dikë. Nëse jeni të lumtur, nuk do të gjeni arsye për të futur veten në një marrëdhënie, thotë ky sociolog.

Ndjen se “duhesh të qëndrosh beqar”

Ndryshe nga ajo çfarë mund të ju thonë miqtë dhe familja, ju jeni të lumtur duke qenë beqar, dhe kjo ju pëlqen. Ka shumë femra që pëlqejnë të qëndrojnë beqare. Nëse kjo ju përshkruan juve, ju do të mbetni beqare për tërë jetën.

Ndjehesh si i “ngujuar” nëse futesh në një marrëdhënie

Disa njerëz thjeshtë e dinë se duhet të qëndrojnë beqarë”, thotë eksperti i marrëdhënieve April Masini. Këta njerëz kënaqen me lirinë dhe nuk brengosen fare që të bëhen pjesë e një marrëdhënie, thotë ajo. Nëse jeni të lumtur beqar, dhe nuk pendoheni për asgjë, do të thotë se kjo duhej të ndodhte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button