Iran: Arrestohen 50 të dyshuar për lidhje me grupe terroriste

Autoritetet iraniane kanë arrestuar të paktën 50 persona të lidhur me grupet “terroriste” në një provincë perëndimore të Iranit, ka thënë një prokuror, transmeton REL.

Shkaku i arrestimeve janë dy sulmet e 7 qershorit që ndodhën në kryeqytetin e Iranit.

Cak i sulmeve ishin parlamenti i Iranit dhe tempulli i Ayatollah Ruhollah Khomeinit. Për të dyja sulmet përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik.

“Pas sulmeve terroriste në Teheran, më shumë se 50 mbështetës dhe persona të lidhur me grupet terroriste janë arrestuar në provincën Kermanshah”, ka thënë prokurori Nemat Sadeqi, sipas agjencisë qeveritare të lajmeve IRNA.

Ai ka shtuar se kanë gjetur tek të arrestuarit “një numër të konsiderueshëm të rripave vetëvrasës, lëndëve shpërthyese dhe armëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button