Plagosja në Shëngjin, Meta: Gjithë burrat e Lezhës të ngrihen në këmbë për lirinë e votës

Ish-kryetari i LSI dhe Presidenti i zgjedhur i Republikës Ilir Meta ka mbërritur në Lezhë pas incidentit të armatosur që ndodhi mes simpatizantëve të PS dhe atyre të LSI në Shëngjin.

Meta ka denuar ngjarjen ku mbeti i plagosur një i ri, mbeshtetes i LSI. Duke folur për gazetarët, Meta tha se ka shkuar në Lezhë me të gjithë eskortën e tij për të mbrojtur votën e qytetarëve.

“Kam ardhur në Lezhë me gjithë eskortën. Kam ardhur për të mbrojtur votën e lezhjanëve”, tha Ilir Meta.

Nga selia e LSI, Meta theksoi se persona ne kerkim qelluan mbeshtetesin e kesaj force politike.

Meta theksoi se ai do te jete kudo ku vota cenohet ndersa tha se burrat e Lezhes duhet te ngrihen ne kembe per te ruajtur votat qe po cenohen nga ato qe ai i cilesoi bandat e rilindjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button