Premtimet boshe të kryetarit të Sarajit, Murati për lumin Treska, asgjë nuk është bërë

Premtimet e kryetarit të komunës së Sarajit Bekim Murati mbeten vetëm fjalë në lidhje me rikonstrumin e liqenit Treska. Edhe pse disa herë Murati ka thënë se liqeni do të lëshohet në përdorim, ajo nuk ka ndodhur, pasi sipas pamjeve asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim, shkruan TV 21.

“Procedurat për rimëkëmbjen e liqenit Treska kanë filluar që nga momenti kur u miratua që Komunës së Sarajit t’i jepet në pronësi liqeni Treska. Ne si komunë kemi ndërmarrë edhe hapa konkret në këtë drejtim. Kemi hartuar planin detal urbanistik, i cili për momentin gjendet në pëlqim në Ministrinë e lidhjeve dhe transportit. Jemi duke punuar intensivisht dhe jam optimist se vitin e ardhshëm ta lëshojmë në përdorim”, tha Bekim Murati, kryetar i Komunës së Saraijt.

Por tetë muaj më vonë ku tani priten edhe pushimet verore, Liqenin Treska e vizitojnë vetëm peshkatarët. Në hyrje të Liqenit ende vazhdon të jetë e ngjitur një pllakat  ku shkruan  “ndalohet larja në Liqe”.

Tani Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati fajin për mos rregullimin e liqenit e hedh tek kriza politike që kishte kapluar vendin me vite.

Ky liqen artificial që gjendet në komunën e Sarajit, ka një sipërfaqe 136.000 м2 ku thellësia është nga 1.6 m deri në 3 metra. Ky kompleks rekreativë është ndërtuar në vitin 1978. Në hapjen solemne të këtij vendi turistik mori pjesë edhe kreu i ish shtetit të Jugosllavisë Josip Broz Tito.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button