Kurti: Kam në projekt bashkimin me Shqipërinë nëse bëhem kryeministër

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shqiptarja” Albin Kurti ka folur rreth situatës në Kosovë pas zgjedhjeve dhe për suksesin që Lëvizja Vetëvendosja ka arritur.

Kurti ka theksuar se Vetëvendosja si forcë e parë që ka dalë në këto zgjedhje ka të drejtën dhe mundësinë reale për të krijuar qeverinë në Kosovë. Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë Vetëvendosja e ka që nga krijimi i saj si një nga qëllimet madhore të saj.

I pyetur se nëse do të bëhet kryeministër i Kosovës a do të kërkojë bashkimin me Shqipërinë, Kurti nuk i është shmangur idealeve të tij duke theksuar se do t’i japë qytetarëve të Kosovës të drejtën për të vendosur me referendum për të gjitha çështjet madhore, përfshirë edhe bashkimin me Shqipërinë.

Përsa i përket zgjedhjeve në Shqipëri Kurti nuk ka dashur që të shprehë preference duke deklaruar se: “Cilado që të jetë qeveria e ardhshme e Shqipërisë, ne do të kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të. Raportet me të gjithë drejtuesit e partive politike kryesore i kemi shumë të mira. Sigurisht, ne jemi një forcë me orientim të majtë, socialdemokrat, megjithatë nuk na takon të përzihemi në fushatën zgjedhore për t’i treguar votuesit të Shqipërisë se cilën parti të zgjedhin. Jam i bindur se edhe në Shqipëri masa më e madhe e votuesve do të votojnë me idealizëm, për forcim e përparim të shqiptarëve në Ballkan, për zhvillim ekonomik që sjell punësim si edhe për drejtësi në shoqëri e në institucione”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button