Akademia ushtarake e Maqedonisë, shkarkohen anëtarët, përsëritet provimi

Pas kontrollit të dokumentacionit, në të cilët janë vërtetuar lëshime gjatë procedurës për pranim të kadetëve të ri në Akademinë Ushtarake, Ministria e Mbrojtjes ka bërë ndryshimin e dy anëtarëve të Komisioni konkurrues, i cili përbëhet nga pesë anëtarë, dy nga ministria dhe tre nga Akademia Ushtarake. Këtë informatë për gazetën KOHA e kanë konfirmuar nga vetë Ministria e Mbrojtjes, të cilët kanë nënvizuar se në afatin e parë të konkurrimit për pranim në Akademinë Ushtarake, 35 për qind e kandidatëve janë refuzuar gjatë testimit psikologjik dhe atij neuro-psikiatrik që, sipas tyre, paraqet përqindje të lartë dhe të pazakontë.

“Nga kandidatët e paraqitur, 27-të janë refuzuar gjatë provimit psikologjik, ndërsa vetëm 10-të kandidatë e kanë kaluar këtë test. Por, refuzimi i tyre ka ndodhur gjatë vlerësimit të gjendjes shëndetësor në provimin neuro-psikiatrik. Nga numri i përgjithshëm i kandidatëve ishin të parashtruara vetëm 16-të ankesa, megjithatë të gjithë kandidatëve, të cilët gjithsej në numër janë 37-të, do t’ju mundësohet përsëri të futen në provimet ku nuk kanë kaluar”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes për gazetën KOHA.

Njëkohësisht, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se është bërë plotësimi i Rregullores për kushtet, kriteret dhe mënyrën e realizimit të procedurës për konkursin pranuar dhe zgjedhjen e kandidatëve për ciklin e partë të studimeve, gjegjësisht aftësimin profesional të kadetëve në Akademinë Ushtarake.

Mes tjerash, ato kanë shtuar se Komisioni konkurrues është obliguar që ta përcjellë nga afër këtë konkurs dhe atyre iu është mundësuar që të propozojnë masa për përmirësimin e tij.

“Provimet e reja psikologjike do të realizohet me 29 dhe 30 qershor, ndërsa në fillim të muajit korrik do të organizohet dhe provimet shëndetësore specialistike, të cilët e përfshijnë pjesën e provimit neuro-psikiatrik. Nga ana tjetër, komisioni ushtarako-mjekësor, i cili në mënyrë të pavarur i zgjedh mjekët të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni, do të realizojë ndryshmin e një pjesë të anëtarëve të vet. ”, thonë mes tjerash nga Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button