Janeva: Javën e ardhshme aktakuza të reja

Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, për javën e ardhshme ka paralajmëruar aktakuza të reja për një pjesë të rasteve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk.

“Shumica e rasteve që janë kryer nga PSP pres që të përfundojnë me aktakuza. Për disa do të ketë ndalim të hetimit dhe hedhje poshtë të akuzës, për disa do të ngritët aktakuzë, por në [do rast javën e ardhshme do të miratohen vendimet prokuroriale”, tha Janeva, në Shkollën njëjavore të të Drejtës Natyrale në Ohër.

Ajo mbajti ligjëratë përpara të gjithë nxënësve të Shkollës dhe porositi se shpreson që Gjykatat o t’i marrin parasysh dëshmitë e PSP-së përpara se t’i miratojnë vendimet përfundimtare për rastet të cilat duhet të kenë fund gjyqësor.

Janeva në lidhje me afatin për dorëzimin e aktakuzës deklaroi se në opinion po diskutohet për gjetjen e një zgjidhjeje në afat sa më të shkurtër, por paralajmëroi edhe përskaj saj, në periudhën e ardhshme PSP do të hapë hetime për biseda tjera të përgjuara të cilat përmbajnë materiale kriminale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button