Lëvizja BESA: Presim etablimin e qeverisë, ndërsa do të jemi të përmbajtur

 

“Ashtu siç e kemi thënë qysh në zgjedhjen e qeverisë, Lëvizja BESA vazhdon të mbetet opozitë konstruktive. Ne nuk ishim KUNDËR qeverisë, por e ruajtëm të drejtën tonë demokratike që të jemi të përmbajtur, duke dhënë kështu mesazhin se dëshirojmë të shohim suksese të kësaj qeverie. Megjithatë, nëse dita e mirë shihet në mëngjes, gjithnjë e më shumë po bindemi se kemi pasur të drejtë që nuk e kemi mbështetur këtë qeveri”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Ata thonë se, “në frymë të konstruktivitetit, nuk do të jenë pjesë e debatit për zgjedhjen e zëvendësministrave, duke dashur që sa më shpejt të bëhet etablimi i kabinetit qeveritar”.

“Jo që nuk kemi çfarë të themi për ato kuadro, jo që nuk kemi çfarë të themi për rëndësinë ose, më saktë, rolin e parëndësishëm që e kanë zëvendësministrat në qeveri, por duam që kështu të dëshmojmë se jemi të interesuar që qeveria sa më shpejt të kompletohet dhe të presim rezultate prej saj. Duke e ditur se cila është pesha e zëvendësministrave, si dhe në frymë të qëndrimit tonë për qeverinë, ne edhe për këtë propozim të kabinetit qeveritar do të jemi TË PËRMBAJTUR, duke mos dashur t’i paragjykojmë”, thuhet në reagimin  Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button