​800 ‘gola’ nga Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë lojtari kryesor në Real Madrid dhe në Portugali

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo sot shënoi golin e vetëm dhe të fitores ndaj Rusisë, në kuadër të Kupës së Konfederatave.

Ky ishte goli i tij i 603 në karrierë, me skuadra Sporting, Manchester United, Real Madrid dhe Kombëtaren e Portugalisë.

Por, kjo nuk është e gjitha nga portugezi, i cili është përfshirë në 800 gola në karrierën e tij me klube dhe kombëtare.

Përveç 603 golave, ai në karrierën e tij ka dhuruar për bashkëlojtarët e tij edhe 197 asistime.

Shumica e golave dhe asistimeve Ronaldo i ka shënuar me skuadrën e Real Madridit, tek e cila luan në tetë sezonet e fundit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button