“Vendet që pranojnë refugjatë paguajnë kosto shumë të lartë”

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Filippo Grandi, duke u shprehur se duhet t’iu ofrohet ndihmë vendeve që strehojnë refugjatë tha se, “Vendet që pranojnë refugjatë paguajnë kosto shumë të lartë si nga pikëpamja e burimeve ashtu edhe nga pikëpamja e sigurisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Grandi pasi ka përfunduar vizitën e kryer në Etiopi pas vizitës në Sudanin Jugor ku ende lufta vazhdon, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kryeqyttein Addis Ababa.

Ai në kuadër të Ditës Botërore të Refugjatëve ka vizituar kampet në rajonin Gambala të Etiopisë ku jetojnë refugjatët nga Sudani Jugor, dhe ka rikujtuar se Etiopia mban hapur dyert e saj për refugjatë nga çdo vend.

“Etiopia strehon përafërsisht 850 mijë njerëz nga vende të ndryshme, nga të cilët shumica janë nga Sudani Jugor, Eritrea dhe Somalia. Shpreh falënderimet e mia për mikpritjen që kanë treguar”, është shprehur Grandi.

Ndër të tjera Grandi ka tërhequr vëmendjen mbi krizën aktuale në Sudanin Jugor, ku ka theksuar se pavarësisht se ka qëndruar vetëm për gjysmë dite në vend, ai është dëshmitarë që situata është shumë e përkeqësuar.

Pasi ka rikujtuar se milionë qytetarë nga Sudani Jugor kanë braktisur vendin e tyre dhe janë strehuar si refugjatë në vende të tjera, tha se, “Është një shtet shumë i ri dhe vetëm pak vite më parë kishte shumë shpresë për këtu”.

Më tej Grandi ka bërë të ditur se konfliktet për vite me radhë kanë shkaktuar rritjen e mëtejshme të krizave në Afrikë dhe ka informuar se ndihmat humanitare nuk janë të mjaftueshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button