Vlorë, 40 vjeçari vritet me armë zjarri në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e të martës. Shtetasi Fatjon Sinani, 40 vjeç, është qëlluar dhe vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “Partizani”, pranë rrugës së spitalit, njofton top-channel.

Policia ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të ndalojë njërin prej autorëve, shtetasin N.Q. 42 vjeç.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit, me qëllim kapjen e autorit tjetër, i cili ka përfituar nga errësira dhe është larguar.

Vetëm 2 km larg vendit të ngjarjes, është gjetur i braktisur, një mjet tip Mercedes me targa gjermane dhe arma e krimit, një pistoletë e llojit “Bereta”.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button