UEFA brenda dy ditëve licencon stadiumin “Adem Jashari”

Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, brenda dy ditëve, pritet të marrë licencën nga UEFA dhe kështu skuadrat kosovare do të mund të luajnë në arenën ndërkombëtare në fillim të muajit korrik.

Lajmi është bërë i ditur për KTV nga sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

“Sot ka ardhur edhe çertifikata se stadiumi përmbush të gjitha kriteret, po presim edhe për një certifikatë tjetër e cila është për sigurinë në stadion. Pas dy ditëve presim që stadiumi Adem Jashari të jetë stadium i parë në të cilin do të zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare”, tha Saliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button