MPJ: Dimitrov dhe Koxias nuk kanë biseduar për propozime konkrete, e as për negociata për emrin

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias në takimin në Athinë nuk kanë biseduar për propozime konkrete, e as për negociata për çështjen e emrit.

Këtë për MIA-n e konfirmojnë burime të MPJ-së së Maqedonisë të cilat theksojnë se “ky është proces i cili kërkon seriozitet, kujdes dhe kyçjen e të gjithë faktorëve të mëdhenj politik në vend”.

“Ky është proces që kërkon kontekst të drejtë”, thuhet në informacionin për MIA-n.

Mediat greke, si zakonisht, këto ditë publikojnë informacione “ekskluzive” për atë se çfarë është biseduar në takimin Dimitrov-Koxias, duke iu referuar “burimeve të tyre në MPJ greke” ose “përfaqësuesve të lartë të autoriteteve greke”.

Informacionet e tilla të fundit i publikoi “Proto tema”, e cila shkroi se Dimitrov ka kërkuar nga Koxias, që Maqedonia të hyjë në NATO nën emrin IRJM, ose të paktën Greqia të lejojë që Aleanca të dërgojë ftesë për anëtarësim të vendit tonë.

Gazeta gjithashtu pohon se dy ministrat vetëm në mënyrë informative kanë folur për problemin me emrin, ndërsa në thelbin e saj do të hyrej kur Koxias të vij për vizitë kthyese në Shkup.

Siç kupton korrespondenti i MIA-s nga Athina, nuk janë të sakta as informacionet e “Proto tema”-s se shefi i diplomacisë së Maqedonisë ka kërkuar që negociatat për emrin të vazhdojnë më vonë kur, siç pohojnë në Greqi “do të vendosen rregulla të reja”.

“MPJ-ja punon në kthimin dhe avancimin e pozitave ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë. Jemi të përqendruar dhe do të vazhdojmë me përpjekjen që ta bindim Greqinë se Republika e Maqedonisë duhet të hyjë në NATO nën referencën e përkohshme. Jemi të bindur se kjo do të jetë e mirë për ne, por edhe për Greqinë dhe për stabilitetin e tërë rajonit, si dhe për marrëdhëniet tona të mira fqinjësore me miqtë grek. Në të vërtetë, kjo do të ishte edhe në pajtim me situatën ligjore, të definuar me marrëveshjen e përkohshme dhe aktvendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, theksohet në reagimin e MPJ-së së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button