Terrorizmi “online”, Google i shpall luftë

Promotori i kërkimit në rrjet, Google po shton përpjekjet për të identifikuar dhe hequr videot që lidhen me terrorizmin dhe që kanë përmbajtje ekstremiste, veçanërisht në platformën “YouTube”.

Kompania bëri të ditur se po rrit përdorimin e teknologjisë për identifikimin e materialeve të këtij lloji. E megjithatë teknologjia nuk mund ta zgjidhë plotësisht problemin, prandaj ekspertë të 50 organizatave do të ndihmojnë në identifikimin e videove, transmeton Top Channel.

Qëllimi është të dallohen më saktë materialet me propagandë të dhunshme nga ato që janë thjesht lajme. Përfaqësues të kompanisë thanë gjithashtu se do të mbajnë një “qëndrim më të ashpër ndaj videove që në dukje nuk cenojnë rregullat e vendosura nga kompania. Videot që “përmbajnë komente nxitëse fetare ose supremaciste”, do të shfaqen me një shenjë paralajmërimi. Njerëzit nuk do të jenë në gjendje të fitojnë para me këto video, as të komentojnë apo t’i miratojnë ato.

Promotori i kërkimit shtoi se do të “zgjerojë rolin e tij në përpjekjet kundër radikalizimit” nëpërmjet asaj që e quan “metoda e ridrejtimit”.

Kjo mënyrë ka në shënjestër reklamat që përpiqen të rekrutojnë njerëz për ISIS-in. Google i ridrejton ata që hasin në reklama të tilla, duke i çuar tek videot e antiterrorizmit, të cilat mund t’u ndryshojnë mendjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button