Mustafa thotë se s’ka koalicion me PDK-në, nuk i përjashton partitë tjera

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se qëndrimi i LDK-së është publik se nuk ka koalicion PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK.

Me tjerët thotë se to të vlerësojnë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sic thotë Mustafa, sipas interesit të votuesve të LDK-së.

“Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje”, ka shkruar Mustafa në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i plotë i Mustafës:

LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtëzimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc.

Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së.

Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button