Basha në Lushnje: Rama nuk i ka mbajtur premtimet!

Kreu i opozitës Lulzim Basha mbërriti në Lushnje pak pasi ishte larguar kundërshtari i tij kryesor në zgjedhje kryeministri Edi Rama.

“Me republikën e re timoni dhe pushteti njëherë e mirë do të jenë në duart e qytetarëve. Kryeministri i ri do të ketë detyrë jo lojërat me timon, por të ndezë motorin e ekonomisë në Lushnje dhe gjithë Shqipërinë” tha zoti Basha, transmeton RTSH.

Ai ju kujtoi përkrahësve premtimet sipas tij të pambajtura të kreut socialist.

“A ju tha se pse nuk hapi 300 mijë vende pune? A ju tregoi pse rriti taksat, çmimin e energjisë, të naftës? Nuk ju shpjegoi asnjë nga këto vendime!” tha zoti Basha. “Çdo vendim e mori për veten e tij dhe çetën që e rrethon” shtoi kreu i opozitës. Zoti Basha u shpreh i bindur se më 25 qershor shqiptarët do të marrin qeverisjen në duart e tyre, ndërsa Ramës do ti japin në timon lodre tha ai me ironi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button