Bilall Kasami takoi Ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputetët, Zeqirija Ibrahimi dhe Fadil Zendeli, u takuan sot me Ambasadorin e BE-së në Maqedoni, z. Samuel Zhbogar. Në këtë takim miqësor është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe funksionimi i punës së Parlamentit.

Kasami e njoftoi z. Zhboagar për rolin e Lëvizjes BESA duke e bërë punën si një opozitë konstruktive.

Palët janë dakorduar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP