Neziri tregon shanset e Shkëndijës ndaj ish-skuadrës së tij Daçia

Skuadra e Shkëndijës ka mësuar kundërshtarin e parë në kuadër të ndeshjeve eliminuese të Ligës së Evropës, e që doli të jetë Daçia nga Moldavia. Në fakt ishte skuadra e Renovës dhe pikërisht e udhëhequr nga trajneri i tanishëm i Shkëndijës Qatip Osmani, që kishte luajtur kundër Daçias moldave, por para dy viteve kur ishte udhëheqës i Renovës.

Në ato dy përballje Renova kishte humbur me rezultat 0:1 dhe 4:1, ndërkohë pas këtyre dy ndeshjeve, Mexhit Neziri i Renovës transferohet të ekipi i Daçias. Lidhur me kundërshtarin e kuqezinjve dhe ish-ekipin e tij, Neziri enkas për PORTALB.mk, ka thënë se nga momenti kur ai ka luajtur në Moldavi, skuadra e Daçias ka pësuar shumë ndryshime.

“Sa i përket skuadrës së Daçias, mund të them se janë pothuajse në nivelin e njëjtë me Shkëndijën. Ata viteve të fundit janë gjithmonë në tri pozitat e para të tabelës, ndërsa këtë sezon e kanë përfunduar në pozitën e dytë. Nga koha kur unë luaja me ta ekipi ka pësuar shumë ndryshime dhe tani kanë mbetur diku vetëm dy futbollist të asaj kohe. Mendoj se dy ekipet janë në nivel të nyejt dhe asnjëra ekip nuk do e ketë aspak lehtë këtë përballje”, ka thënë për PORTALB.mk, Mexhit Neziri i cili ishte pjesë e ekipit kampion të Shkëndijës, e që më pas u transferua te Renova, ndërsa destinacioni i tij i radhës të jetë Daçia dhe përsëri kthimi te Renova.

Por Neziri ka thënë se nëse Shkëndija dëshiron të kalojë në fazën tjetër duhet të luajë lojë kolektive. “Sigurisht se Shkëndija ka një përparësi në këtë duel, e ajo është sulmi që ka, ndërsa sa i përket dallimit mes futbollit që luajmë ne këtu dhe ai në Moldavi, është se ata janë më lartë se ne në aspektin fizik. Shkëndija duhet të ketë kujdes nga Daçia se janë një ekip shumë kompakte dhe luajë si kolektiv lojë të fortë”, ka thënë në fund Neziri enkas për PORTALB.mk.

Në vlerën e tregut futbollistik Shkëndija është shumë më me vlerë, pasi kap vlerën prej 7.4 milion eurove, ndërsa ekipi i Daçias ka vlerë prej 5.9. gjithashtu Shkëndija është më e fortë edhe në tribuna, edhe pse kësaj radhe ndeshjet do ti luajë në Strumicë, tifozëria kuqezi pritet të mbushë në tërësi kapacitetin e stadiumit “Mlladost”, ndërkohë stadiumi i Daçias ka kapacitet prej 4.500 ulëseve. /Portalb.mk/

19398159_10213587162103487_151447370_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button