Dhuna në Kuvend imponon reforma të thella në Ministrinë e Brendshme

Ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë e kanë bërë të patjetërsueshme nisjen e reformave të thella në Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e akteve te tilla, që mund të përfundonin në një luftë civile të përmasave dramatike, shkruan REL.

Pikërisht drejtuesit e strukturave të sigurisë ishin ata që jo vetëm nuk vepruan, por besohet të jenë edhe autorët kryesore të dhunës mbi deputetët e shumicës parlamentare në Kuvend.

Ditë më parë, Qeveria me propozim të Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë sekrete dhe të shefit të sigurisë publike, Mitko Cavkov që ishte edhe drejtues i shtabit për menaxhimin e trazirave në Kuvend, i cili jo vetëm që nuk e kishte kryer këtë detyrë, por kishte lejuar pushtimin e Kuvendit nga protestuesit duke i mundësuar atyre që të dhunojnë deputetët brenda institucionit ligjvënës.

Në vend të tyre janë emëruar dy kuadro të tjerë, po ashtu të punësuar në Ministrinë e Brendshme. Por, sa janë këto ndryshime të mjaftueshme për ngritjen e profesionalizmit në sektorët e sigurisë?

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, thotë se duhet bërë reforma të thella, por fillimisht nevojitet, sipas tij, miratimi i një Ligji për reformim të kuadrove të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të shërbimeve tjera të sigurisë.

“Vlerësoj se duhet reformimi i kuadrit. Gjithë ata që nuk i plotësojnë kushtet në aspekt të sigurisë, shëndetësore dhe të kritereve tjera , si dhe ata të përfshirë në korrupsion dhe lloje tjera të krimeve duhet të largohen. Të gjithë ata që morën pjesë në pushtimin e Kuvendit më 27 prill, duhet jo vetëm të largohen, por edhe të kërkohet përgjegjësi penale dhe të shihen lidhjet e tyre me struktura tjera të sigurisë”.

“I gjithë kuadri duhet t’i nënshtrohet një filtri të ri të përgatitjes së tyre profesionale dhe më pas të hartohen masa tjera për ngritjen e nivelit të shërbimeve të sigurisë, ashtu siç funksionojnë në demokracitë e zhvilluara”, thotë Trajanov.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP