Prej sot deri më 30 qershor bujqit kanë afat t’i paraqesin dëmet nga moti i ligë

Bujqit prej sot deri më 30 qershor mund të parashtrojnë kërkesa për vlerësimin e dëmeve në sipërfaqet bujqësore nga fatkeqësitë klimatike – shi i rrëmbyeshëm, shkarkimet elektrike, erë e fuqishme dhe breshër nga 14 qershori i vitit 2017 në rajonin e Shkupit, Tetovës, Velesit – Shën Nikollës, Kumanovës, Shtipit dhe Gjevgjelisë, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kërkesa duhet të parashtrojnë në njësitet rajonale të Ministrisë. Në shtesë të kërkesës, bujqit duhet të dorëzojnë edhe kopje nga dokumentet personale dhe llogari bankare, si dhe kopje nga dokumenti për dëshmi për shfrytëzim ose pronësi të tokës bujqësore.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikolloski për vlerësimin e dëmeve formoi shtatë komisione nga njësitet rajonale ku është shkaktuar dëmi, të cilat tani më kanë bërë kontrolle fillestare të ekonomive bujqësore.

Nga kontrolli në terren, komisionet do të përgatisin regjistrime të cilat do të dorëzohen deri te Sektori për analizë të politikës bujqësore në MBPEU. Sektori, regjistrimet do t’i përcjell deri te Byroja për mjekësi ligjore, e cila do të përgatitë raporte me vlerësim të dëmit të shkaktuar individualisht për çdo aplikues.

Pagesa do të jetë përmes Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, e cila për çdo aplikues të kërkesës do të përgatitë vendim për pagesën e dëmit të shkaktuar, kumtoi MBPEU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button