Kumanovë, kryetari i mori votat e shqiptarëve por i ka lënë rrugët pas dore (FOTO)

Banorët e rrugës “Risto Romanovski”, “Skopska” dhe “Karadaçki Odredi” të Kumanovës ankohen se kanë rrugë të mbushura me gropa dhe nuk janë të rinovuara një kohë të gjatë.

Ata për Portalb.mk thonë se kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski nuk ka investuar në pjesët e banuara me shqiptarë të qytetit.

“Me vite të tëra nuk janë asfaltuara rrugët, janë lënë pas dore dhe askush nuk kujdeset për to. Nga ana tjetër kemi pjesët e tjera të qytetit që mirëmbahen rregullisht. Banorët janë të mllefosur ndaj kryetarit edhe pse ai ka marrë vota në këto lagje, ai nuk ka punuar në infrastrukturë” shprehet një banor për Portalb.mk.

Në këto fotografi shihet dhe gjendja aktuale e rrugëve.

Kumanove (1) Kumanove (2) Kumanove (3) Kumanove (4) Kumanove (5) Kumanove (6) Kumanove (7) Kumanove (8)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button