Afganistan: Janë zhdukur dy zyrtarë të Pakistanit

Dy zyrtarë të Konsullatës së Pakistanit në pjeësn lindore të Afganistanit, janë zhdukur gjatë një udhëtimi.

“Dy zyrtarë të Konsullatës së Përgjithshme në Xhalalabad janë të zhdukur prej pardje, derisa udhëtonin për në Pakistan nëpër rrugë tokësore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së jashtme pakistaneze dhe shtohet se “kjo çështje është shtruar me autoritetet relevante afgane, të cilat kanë thënë se po bëhen të gjitha përpjekjet për hetimin e këtij incidenti”.

Nuk janë zbuluar emrat e zyrtarëve të zhdukur.

Mbetet e paqartë se a janë rrëmbyer këta dy persona apo jo.

Raportohet se grupi ekstremist, Shteti Islamik, është aktiv në provincën Khorasan, ndërsa militantët talibanë janë aktivë në territore të ndryshme në Nangarhar, që është në kufi me rajonin fisnor Khyber, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button