Garë ndërkombëtare në koreografi IKS DENS 2017

Gara ndërkombëtare në koreografi “Iks dens 2017″, që sonte do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë në Shkup, e feston vallëzimin në të gjitha format, nga baleti klasik, modern, latin, shou-dens dhe vallëzime moderne deri në folklor dhe vallëzime popullore-skenike.
Kjo garë ndërkombëtare me koreografi do të ketë pjesëmarrës nga Maqedonia, Rusia, Kroacia, Japonia, Kazakistani, Australia, Malta dhe nga Ukraina.
Garojnë valltarë prej të gjitha grupmoshave në disiplina të ndryshme vallëzimi. Pjesëmarrësi më i mirë sipas jurisë ndërkombëtare do të fitojë shpërblim në para “gran pri” prej 1.000 dollarë dhe perla origjinale Ohri nga familja Filevi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP