Maqedoni, librat e muzikës, mjerim dhe tallje për shqiptarët

Për vite të tëra në Maqedoni ka mbetur e pa zgjidhur çështja e teksteve shkollore të muzikës për nxënësit shqiptarë, si në nivelin e shkollave fillore ashtu edhe në arsimin e mesëm. Në to jo vetëm që nuk ka fare materiale nga muzika dhe kultura shqiptare, sepse gjithçka është ekskluzivitet i maqedonasve, por janë të shoqëruar nga fillimi deri në fund me paradokse të ndryshme, me tekste këngësh të përkthyera tekstualisht dhe vijë melodike që nuk korrespondon aspak ato tekste, shkruan gazeta Koha.

E thënë me fjalët e mësimdhënësve, “problemi me librat e muzikës është për mos me i hapur fare ato libra, është mjerim”, sikurse shprehet Rufki Loku, arsimtar në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” në Shkup.

Ushtrimet, tekstet e këngëve, tregon ai, të gjitha janë në gjuhën maqedonase dhe poshtë atyre teksteve qëndrojnë përkthimet në gjuhën shqipe.

“Një tekst kënge, për shembull, thotë: Nëna shkon te uji, e kështu me radhë. Mirëpo nota muzikore nuk janë në harmoni me tekstin e këngës në gjuhën shqipe. Në maqedonisht korrespondojnë teksti me muzikën, por jo edhe kur teksti është në gjuhën shqipe. Prandaj, ose duhet ta këndojmë këngën maqedonisht ose të mos e këndojmë fare”, shprehet ai.

Mësimdhënësit shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe Loku, mes opsioneve për të kënduar këngën maqedonisht apo për të mos e kënduar fare normal që zgjedhin këtë të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button