Prokuroria zvicerane konfirmon hetimin e 25 rasteve që lidhen me FIFA-n

Rreth 25 raste të ndara për korrupsion që lidhen me Federatën Botërore të Futbollit (FIFA) dhe me kandidaturat për kampionatin botëror, janë në mesin e rasteve të cilat aktualisht po hetohen nga prokurorët federal të Zvicrës, raporton Anadolu Agency (AA). 

Zyra e Michael Lauberit ka konfirmuar “rastet që lidhen me futbollin” vetëm pasi mori verdiktin e parë nga hetimet e nisura në vitin 2014.

Rastet nuk janë të specifikuara, por janë procedura të hapura penale kundër Sepp Blatter dhe Jerome Valcke, ish-zyrtarë të lartë të FIFA-s, si dhe kundër disa nga organizatorët e Kupës së Botës në Gjermani në vitin 2006, në mesin e tyre edhe Franz Beckenbauer.

Prokurorët zviceranë dhe amerikanë kanë punuar së bashku në rastin në të cilin argjentinasi Jorge Arzuaga, një ish-punonjës i bankave private zvicerane, u deklarua fajtor të enjten në gjykatën federale në Bruklin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button