Avokati i Popullit me nismë për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve

Avokati i Popullit ngriti nismë për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve me të cilin kërkohet e drejta e kompensimit prindëror për fëmijën e tretë të mund ta realizojë edhe babai në raste kur nëna nuk i përmbush kushtet.

Nisma, siç informuan sot nga Zyra e Avokatit të Popullit, veçmë është dorëzuar deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas Avokatit të Popullit, kjo dispozitë nga ligji është diskriminues dhe i vendos në pozitë të pabarabartë nënën dhe babain si prindër të fëmijës që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për diskriminim.

“Babait si prind, i cili në pajtim me rregulloren ligjore, konventat ndërkombëtare dhe obligimin në mënyrë të barabartë të kujdeset për zhvillimin e fëmijës, qasja deri te kjo e drejtë i është mundësuar në raste me posaçme, gjegjësisht kur nëna nuk është e gjallë ose kur ajo për shkaqe të arsyeshme nuk mund të kujdeset për fëmijën. Kjo do të thotë se babai është përjashtim që vlerësojmë se paraqet diskriminim në bazë të gjinisë dhe ka bazë për ndryshimin e Ligjit për mbrojte të fëmijëve”, deklaroi zëvendës Avokatja e Popullit Vaska Bajramovska.

Nga ana tjetër, siç theksoi Bajramovska, e palogjikshme është edhe ajo që të drejtën e kompensimit për fëmijën e tretë mund të merr edhe nëna e cila është në marrëdhënie pune, ndërsa ajo që pranon asistencë sociale ose lloj tjetër ndihme, duhet të heq dorë nga kjo, që të merr kompensim për fëmijën e tretë.

Sipas Avokatit të Popullit, kushte të caktuara ligjore që nëna duhet t’i plotësoj që ta fitojë të drejtën e shtesës për fëmijën e tretë, në praktik janë kontradiktore dhe janë bazë për qasje të pabarabartë mes qytetarëve.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit vlerësojnë se ka nevojë për analizë serioze të zgjidhjes ligjore aktuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button