Shkëndija blindon me kontrata tre talente

Shkëndija mendon seriozisht për të ardhmen dhe në këtë drejtim siguron firmën e tre talentave të ri. Në përgatitje e sipër të skuadrës për përfaqësimin në eliminatoret e Liga Evropës, si dhe për sezonin e rradhës, “kuqezinjtë” firmosin me tre emra premtues, Ilas Çilafi, Bekim Rexhepi dhe Artan Iljazi.

Futbollisti 19-të vjeçar Çilafi, është sulmues krahu i cili sezonin e fundit doli kampion me ekipin U-19 të Shkëndijës, ndërsa falë paraqitjeve të mira ju dha shansi të debutojë në ekipin e parë në takimin e fundit me Pelisterin. Ai tani rekomandohet në skuadrën e Qatip Osmanit, firmos kontratë tre vjeçare, ndërsa nëse zhvillohet me ritmin e pritur, pritet të rritet në futbollistë shumë cilësorë. E njëjta vlen për dy portierët që afrohen në skuadër si ardhmëria e klubit.

20-të vjeçari Bekim Rexhepi vjen nga Teteksi ku la pas sezon shumë të mirë në Ligën e Dytë, ndërsa parashihet si reprezentues i Maqedonisë U-21 për ciklin e ardhshëm kualifikues. Ai është lidhur ne kontratë dy vjeçare.

Ndërkohë Artan Iljazi firmos për tre vite, vjen nga Milano e Kumanovës dhe është 17-të vjeçar. Në raport me moshën që ka, posedon fizik dhe cilësi shumë të larta dhe Shkëndija e bën të vetin, duke shpresuar të vazhdojë zhvillimin në vitet në vazhdim, kur fillimisht do të stërvitet me ekipin e parë, ndërsa do të luajë me ekipin U 19 të Shkëndijës. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button