“Në Nigeri 11 milionë fëmijë nuk mund të arsimohen”

I dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Edukimin Global, Gordon Brown, ka konfirmuar se në Nigeri afërsisht 11 milionë fëmijë nuk marrin arsim për shkak të konflikteve të brendshme dhe varfërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Brown i cili ka foulr për Agjencinë e lajmeve të Nigerisë (NAN) tha se “Mendojmë se 11 milionë fëmijë në Nigeri kryesisht në pjesën verilindore të vendit nuk mund të marrin arsim”.

Duke vënë në dukje se OKB ofron mbështetje për të rritur normat e pjesëmarrjes në arsim në Nigeri, Brown ka theksuar se vazhdojnë bisedimet me autoritetet e Nigerisë për përmirësimin e kushteve të arsimit.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se ka shumë pengesa kryesisht në arsimimin e vajzave dhe se përjetohen shumë shpesh raste të rrëmbimit, Brown është shprehur “Shumica e vajzave rrëmbehen në mënyrë tragjike dhe nuk kthehen më”.

Edhe kryetari i Senatit në Nigeri, Bukola Saraki, ishte shprehur se miliona fëmijë në vend nuk kanë mundësinë e arsimimit.

Në Nigeri e cila ka një popullsi afërsisht 200 milionë banorë, varfëria dhe sulmet e organizatës terroriste Boko Haram shkaktojnë rënien e pjesëmarrjes së fëmijëve në arsim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button