Deklarata e paimagjinueshme e Katy Perry!

Ajo di se si të vijë gjithmonë ndryshe për publikun. Në fillim i habiti të gjithë me look-un e saj të ri preu flokët shkurt. Më pas u shpreh hapur se ish-partneri i saj aktori sex-symbol Orlando Bloom nuk ishte ndonjë gjë kushedi se çfarë ne seks. Po kësaj here çfarë ka thënë Katy Perry që i ka tërhequr vëmendjen të gjithëve?

Ajo është bërë pjesë e një diskutimi mbi mënyrën se si i sheh sot personazhet e famshëm dhe se si matet suksesi në industri në ditët e sotme, shkruan Bordo.al. 

‘Të gjitha ceremonitë e ndarjes së çmimeve sot janë false. Edhe të gjitha çmimet që unë kam fituar janë të rreme! Ato nuk e përfaqësojnë aspak audiencën!- ka shtuar këngëtarja për New York Times.

Këngëtarja e hitit ‘I kissed a girl’ ka pohuar se vite më parë ajo shprehej hapur dhe publikisht, në kohët e sotme ky tipar sipas saj është zhdukur. Katy nuk është as kundër njerëzve dhe as kundër artistëve të sotëm, por tani e ndjen se ka ndryshuar. Madje ajo ka edhe një strategji sjelljeje të vetën përpara paparacëve, paraqitet shpesh me të njëjtat veshje duke i bërë fotot pak të vlefshme për shitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button