FIFA: Video-kontrolli synon shmangien e gabimeve, jo përsosmërinë

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka vendosur objektivat e saj për sistemin eksperimental të video-kontrollit që do të testohet në Kupën e Konfederatës, që fillon të shtunën në ë Rusi.

Sipas fjalëve të kreut të komisionit të referëve, Massimo Busacce, qëllimi i kontrollit video është eliminimi i gabimeve trashanike dhe jo përsosmëria, raporton Anadolu Agency (AA).

“Teknologjia duhet të ndihmojë gjyqtarët që të eliminojnë gabimet trashanike në lojë, të cilat kujtohen edhe gjatë pas tyre”, ka thënë Busacca.

FIFA dëshiron që video-asistenti (VAR) të vihet në përdorim vitin e ardhshëm gjatë kampionatit botëror në futboll Rusi 2018, në mënyrë që të ndihmojë në marrjen e vendimeve në situata kyçe, si gjatë shënimit të golave, penaltive, kartonat e kuq dhe rastet gjatë gabimit të identitetit.

Megjithatë, video-asistenti që është përdorur këtë muaj në kampionatin botëror U20 në Korenë e Jugut dhe në disa ndeshje miqësore të kombëtareve ngjalli polemika të shumta.

Drejtori teknik i FIFA-s, Marco van Basten, konsideron se “cilësia e vendimeve ishte shumë e lartë, mirëpo jo e përkryer”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button