“Shoqëria pa kufij”: Qytetarët u zgjuan, revitalizimi i shoqërisë është i domosdoshëm!

CIVIL – Qendra për Liri, në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell, sot e organizoi konferencën “Shoqëria pa kufij”, kushtuar pjesëmarrjes qytetare në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal dhe shtetëror, drejtësisë sociale dhe shoqërisë së qëndrueshme.

Monika Taleska nga Civili e hapi evenimentin me paraqitje të shkurtë të numrit të madh të evenimenteve dhe aktiviteteve që u zbatuan gjatë dy muajve të fundit, në kornizat e projektit “Shoqëria pa kufij”. Së bashku me Diana Tahirin, duke lexuar fragmente nga “Karta Qytetare” në gjuhën maqedonase dhe shqipe, ato përkujtuan për parimet themelore të dokumentit të cilin në Maqedoni e paraqet dhe promovon Civili si organizatë e vetme në Maqedoni, e cila me rreth 50 organizata tjera nga bota, e para e nënshkruajti në Berlin, ndërsa tani mbledh mbështetje nga qytetarët për luftën për të drejta më të mëdha të njeriut, për përfshirje qytetare në procesin e vendimmarrjes, për drejtësi sociale dhe shoqëri të qëndrueshme.

Në evenimentin folën tre paneliste, aktiviste qytetare të cilat në periudhën e kaluar lanë shenjat e tyre në luftën për shoqëri më të mirë.

“Lufta e rëndë asnjëherë nuk ka qenë pa qëllim. Përfitimi kryesor është që mësuam për vlerën e aktivizmit. Çdo kush mund të kërkojë ndryshime në cilën do fushë nga të drejtat e njeriut. Rezultati nga kjo luftë, e cila për mua filloi me Plenumin Studentor, mes tjerash është edhe fakti që për herë të parë, aktivistë qytetar  të jenë të vendosur për kandidatë në listatpër deputetë. Kjo nuk është vetëm vullneti i partisë politike, ky është i gjithë kapitali ynë që e kemi krijuar gjatë viteve, secili me ndikimin e vet në shoqëri”, theksoi Ivana Tufegxhiq, deputete në listën e LSDM në përbërjen e re parlamentare.

“Përgjegjësia që e merr pushteti, gjegjësisht, garnitura e re udhëheqëse që e kemi, sepse sipas meje, “pushteti” është term i gabuar – deputetët e kanë besimin e popullit që të udheëheqin, e jo të sundojnë me popullin, është e madhe. Tani, përgjegjësia është historike. Të drejtat që janë pjesë e “Kartës Qytetare”, janë të garantuara me Kushtetutë dhe me konventa ndërkombëtare. Si deputete, kërkoj që të gjithë të kontribuojnë për këtë shoqëri. Duhet të kontribuojmë patjetër. Sepse, me secilën të drejtë, na takojnë edhe obligime”, përfundoi Tufegxhiq.

“Drejtësia sociale është baraspeshë mes individit dhe shoqërisë, të funksionojnë në harmoni. Në Maqedoni po na ndodh vetëdijësim postkumulativ! Jo vetëm për korrigjimin e të kryerës, por edhe për sjellje të koncepteve inovative. Vetëorganizimi i iniciativave të ndryshme, që kulminuan me Revolucionin e Larmë, mund të themi se ishte i frutshëm. Qytetarët janë të vetëdijshëm që nëse ofrojmë koncepte dhe luftojmë për të drejtata tona,  e dimë që këtë mund ta realizojmë. Njohja e ideve të mira dhe njerëzve cilësorë, dhe inkorporimi i tyre në krijimin e politikave”, është qëndrimi i Irena Sterijovska, regjisore dhe aktiviste.

“Deri tani, secili problem ka mbaruar në një adresë, ndërsa tani kemi më tepër adresa te të cilat mund të drejtohemi. Ne kemi parametra të saktë se si nuk duhet, kështu që mund të mësojmë nga kjo. I humbëm 10 vitet e kaluara, por të shohim se çfarë mund të nxjerrim nga kjo. Që të mos përsëritet!”, porositi Sterijovska.

Aktivistja qyetetare Jasmina Gollubovska iu kthye kohës ku ajo ishte një nga luftëtaret për energji elektrike të lirë dhe për heqjen e llogarive të qytetarëve që  nuk shfrytëzojnë ngrohje qendrore, si pjesë e iniciativës qytetare AMAN.

“ Me këto beteja, qytetarët mësuan cilat janë të drejtat e tyre dhe se munden  të marrin pjesë në krijimin e politikave, madje edhe të ndryshojnë ligje. Debati në parlament, pasi që ne u propozuam numër të madh të zgjidhjeve për këtë problem, mbaroi me fjalë efenduese nga deputetët  e radhëve të pushtetit, të cilët na kualifikuan si “abnormalë,  pensionistë të çmendur , homoseksualë”…Për kohë të shkurtë, kuptuam se të gjtihë ata janë të lidhur në një mënyrë ose tjetër me biznesin energjetik. Gjë qël duhet të targetohet në të ardhmen”, vlerëson Gollubovska.

“Sindikatat duhet të punojnë për përmirësimin e gjendjes. Ne nuk kemi drejtësi sociale dhe na mungon edukim. Duhet ta largojmë Zhivko Mitrevskin, na e shkatëëroi tërë shtetin…Ai është zorra e lidhur me pushtetin ekzekutiv. Na duhen sindikata të kuqe të cilat do ta u8dhëheqin luftën tonë…Nuk guxojmë t’i harrojmë edhe punëtorët nga kompanitë e falimentuara të cilët janë në rrugë para nesh. Patjetër duhet t’u zgjidhet problemi. Ju kemi borxh kërkim falje të madhe. Kjo duhet të jetë parim, të mos harrojmë se çfarë është bërë para nesh. Dhe, ju lutem, të mos i harroni refugjatët”, kërkoi Gollubovska.

Ekipi i Civilit në evenimentin e sotëm i paraqiti aspektet e ndryshme në realizimin e projektit.

“Mediat vazhdimisht i përcjellnin përmbajtjet të cilat i publikonte Civili në kornizat e projektit “Shoqëria pa kufij”. Reagimi më i madh ka shkaktuar të dëshmitë për shkeljen e të drejtave të punëtorëve dhe padrejtësisë sociale. Civili si organizatë e vetme e cila i vëzhgonte referendumet në nivel lokal në Gjevgjeli dhe Bogdancë, ishte burim i informatave për të gjitha mediat që transmetonin për atë që ndodhte në këto qytete”, përfundoi Marija Tegovska.

“Redaktori i CIVIL Media, Sinisha Stankoviq u shpreh për vizitat e 12 qyteteve, anketave dhe bashkëpunimin me organizatat lokale qytetare me të cilat Civili bashkëpunonte gjatë periuudhas së kaluar:” 13 anketa të publikuara me së paku nga 12 të anketuar, të cilët ishin vetëm një e treta nga bashkëpunëtorët tonë nëpër rrugët dhe sheshet anembanë Maqedonisë, rreth tridhjetë video intervista me aktivistë nga sektori qytetar, sindikalistë,ekologjistë, politikanë…- në nivel lokal dhe nacional, reportazhe, foto galeri, dëshmi…, janë vetëm pjesë e asaj që gazetarët e rij dhe aktivistët e punuan për vetëm 70 ditë, nga të cilat edhe gjatë vikendeve shpesh punohej”.

Maja Ivanovska foli për përvojën në bisedat me njerëzit e rëndomtë të publikuara në anketat të cilat ajo dhe Dehrani, i cili edhe në këtë konferencë ishte pas kamerës, i regjistronin në të gjtha qytetet që i vizitoi ekipi i Civilit.

“Është shumë dëshpëruese që askush në rrugë nuk na pohoi që beson se ka drejtësi sociale në Maqedoni. Askush nuk beson se respektohen të drejtat e punëtorit, dhe shpesh i fajësojnë kompanitë private, gjegjësisht, pronarët, por edhe shtetin”, është  kjo përvoja të cilën e ndau me ne Ivanovska.

“Mbi 300 qytetarë veç më e kanë nënshkruar dhe mbështetur Kartën Qytetare. Pranojmë dy teza kundërshtuese. Prefekti i Shtipit, Illço Zahariev, për shembull, në intervistë na paraqiti një pasqyrë për qytetin e tij, se nuk ka të varfër, se respektohen të drejtat e njeriut, se kushtet për punë janë humane, ndërsa problemi më i madh për mbrojtjen e mjedisit jetësor qenka prerja e drunjëve nga popullsia rome. Për dallim nga ai, punltoret në industrinë e tekstilit nga ajo rrethinë tregonin për kushtet e vështira, mobingun, presionet…”, theksoi Biljana Jordanovska nga Civili.

Ermin Klimenta iu referua ndikimit mediatik të projektit, dhe vizitat e përmbajtjeve të publikuara në ueb-faqet e Civilit në Youtube kanalin.

Presidenti i Civilit, Xhabir Deralla foli për kuptimin e drejtësisë sociale dhe pjesëmarrjen qytetare në ndërtimin e shoqërisë së qëndrueshme.

“Për pjesëmarrjen qytetare gjatë sundimit të një regjimi siç është ky që u rrënua, mund t’u falënderojmë të gjtihë qytetarëve, aktivë në rrjetet sociale, ose modestëve, por të cilët të gjitha së abshku kontribuan dhe duhet ti mbajmë mend. Tani, kur jemi në pragun e lirisë, vlerave demokratike dhe sundimit të së drejtës, është koha për pjesëmarrje të llojit tjetër të pjesëmarrjes qytetare. Drejtësia sociale të mos jetë arsye për gungë në fyt dhe lotëve që i derdhnin të gjithë me të cilët biseduam. Të jetë pjesë e realitetit  dhe përditshmërisë sonë. Drejtësia sociale për çdo ditë të pushtohet”, theksoi Deralla.

Në pjesën e hapur të debatit njëorësh, në pjesën e dytë të konferencës, me komente dhe këndvështrime u shprehën edhe përfaqësues të organizatave sindikale.

“Shoqëria pa kufij” është pilot –projekt i CIVIL –Qendrës për Liri për promovimin dhe edukimin qytetat për Kartën Qytetare. Drejtësinë sociale dhe ekologjinë. Projekti tenton të lidh këto tre fusha voluminoze – drejtësinë sociale, ekologjinë dhe pjesëmarrjen qytetare në procesin e vendimmarrjes. Njëkohësisht, Civili tenton të hulumtojë mundësi për vendisjen e komunikacionit dhe bashkëpunimkit në sektorin qytetar i cili merret me këto çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button