KE: Procedura kundërvajtëse kundër tri vendeve për shkak të refugjatëve

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker deklaroi se sot do të ngriten procedura kundërvajtëse kundër Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë për shkak të mosplotësimit të premtimeve lidhur me pranimin e refugjatëve.

Junker deklaroi se këto vende mbi një vit aspak nuk kanë pranuar refugjatë në kuadër të programit dyvjeçar për sistemimin e 160 mijë refugjatëve.

“Kjo nuk na lë hapësirë tjetër përveç se sot të ngrisim procedurë kundërvajtëse kundër këtyre vendeve”, tha Junker.

KE vendosi dje të ngrisë procedurë kundërvajtëse kundër Hungarisë, Polonisë dhe Çekisë për shkak të mosplotësimit të obligimeve në pranimin e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button