Ndërroi jetë aktorja e njohur (FOTO)

Ylli legjendar ishte në lidhje me anëtarin e Rolling Stones, Keith Richards nga 1967 deri në 1980, shkruan Kultplus.

Modelja dhe aktorja e njohur Anita Pallenberg, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Ylli legjendar ishte në lidhje me anëtarin e Rolling Stones Keith Richards nga 1967 deri në 1980 dhe ndanë dy fëmijë se bashku, Marlon dhe Angela, por kurrë nuk u martuan. Fëmiu i tyre i tretë, Tara kishte vdekur 10 muaj pas lindjes.

Lajmin për vdekjen e aktores e bëri të ditur mikja e ngushtë e saj Stella Schnabel, përmes llogarisë në instagram.

“Unë kurrë nuk kisha takuar një grua si ty Anita. Mendoj se askush në këtë univers nuk ishte si ti. Askush nuk më ka kuptuar aq mirë. Ju më treguat si të rritem. Unë isha një vajzë e vogël duke menduar se isha e madhe, por u bëra një grua duke ju njohur. Mikja ime më e mirë. Gruaja më e mirë që e kam njohur ndonjëherë. Faleminderit për mësimet më të rëndësishme. Shko në paqe, ti gjithmonë do të jesh në zemrën time”, shkroi Stella së bashku me një fotografi të saj dhe Anitës.

Shkaqet e vdekjes së saj ende nuk dihen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button