Përplasja e radhës mes serbëve të Kosovës

Prefekti i Mitrovicës veriore dhe zyrtari i lartë partisë së Aleksandar Vuçiqit SNS, Goran Rakiq, e ka akuzuar liderin Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, se “në mënyrë perfide po rrënon unitetin e serb dhe po e relativizon suksesin e madh të Listës Srpska e të shtetit të Serbisë”.

“Populli serb qartë ka zgjedhur kush dëshiron ta përfaqësojë në institucionet e përkohshme krahinore. Ka kaluar,më në fund, koha e liderëve të vetë thirrur të cilët këtë popull e kanë udhëhequr pa asnjë përkrahje të popullit. E këtij gjoja eksperti, ish- politikan e tani analist, populli serb i ka treguar çfarë mendon për të dhe se po të kishte pasur guxim do të kishte dalë në zgjedhje me “furgon partinë” e vet. Ivanoviqit nuk i ka penguar përkrahja financiare dhe çdo përkrahje tjetër e po këtij shteti gjatë mbajtjes së padrejtë në burg dhe procesit që është zhvilluar kundër tij gjatë viteve të shkuara”, citon novostionline kumtesën për medie të Rakiqit, përcjell koha.net

Ai ka theksuar se Ivanoviq, “me përkrahje të mentorëve të vet, po përpiqet të imponohet për pjesëmarrje në pushtet” edhe pse nuk e ka legjitimitetin politik te serbët e Kosovës:

“I propozoj që këtë të përpiqet ta realizojë me mentorët e vet në Prishtinë ku qenë në dy mandate deputet, në kohën e ndjekje së serbëve në vitin 2004 dhe të Qeverisë Ramush Haradinaj”.

Ivanoviq ka reaguar ndaj Rakiqit me këto fjalë:

“Mjerë vendi që ai e mbron nga unë, e atë kumtesë ai nuk di as ta lexojë e lëre më ta shkruajë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button