Maska perfekte për fytyrën me luleshtrydhe dhe limon!

Ndoshta ndiheni të lodhur nga maskat e gatshme në sektorët e kozmetikës. Nuk mund t’ju fajësojmë, pasi rezultatet jo gjithmonë janë ato të dëshiruarat, duke shkaktuar shpesh irritime të paparashikueshme. Asryeja? Kimikatet e shtuara, sigurisht! Mund të mos ju ketë rastisur të dëgjoni, por disa nga përbërësit më të shijshëm të kuzhinës, janë zgjidhja ideale për fytyrën tuaj, shkruan Bordo.al. 

Më poshtë ju paraqesim maskën me luleshtrydhe e limon, për një lëkurë sa më të butë e të freskët:

Përbërësit:
Copa të prera luleshtrydhesh
2 lugë çaji lëng limoni
1 lugë çaji kos
1 lugë çaji mjalt

Përgatitja dhe si ta përdorni:
Perziejini bashkë të gjithë ingredientët, por mos gaboni të përdorni miksues elektronik. Duhet që në fund, të keni një masë të trashë, jo lëng frutash. Kështu, këshillohet të përdorni një lugë të zakonshme. Vendoseni masën në fytyrë, e lëreni të thahet. Kur ta kuptoni se maska ka ngrirë në fytyrë, shplajeni me ujë të ftohtë dhe shijoni rezultatet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button