“Gratë shqiptare ndjehen të shfrytëzuara vetëm për votë”

Sot u realizua debati “Gruaja në pozita udhëheqëse dhe përfaqësimi i denjë i gruas në shoqëri”, nën organizim të Këshillit Iniciues për Përfaqësim të Drejtë të Gruas në bashkëpunim me Shoqatën ‘Forumi i Gruas Tetovë’.

Kryetarja e Forumit të Gruas, Xhane Kreshova, theksoi se ky debat është organizuar pikërisht tani, në prag të përzgjedhjes së funksionarëve për eshalonin e dytë dhe të tretë, pasi siç vlerësojnë organizatoret, numri i grave të cilat janë të vendosura në pozita udhëheqëse është shumë i ulët.Debat me temë “Gruaja në pozita udhëheqëse dhe përfaqësimi i denjë i gruas në shoqëri" në Tetovë

“Me formimin e Qeverisjes së re, jemi dëshmitarë se nuk pamë asnjë fytyrë gruaje nga radhët e partive. Duke marrë parasysh që ende nuk është zgjedhur eshaloni i dytë dhe i tretë, partitë politike shqiptare duhet që të mendojë pak dhe të fusin në radhët e ekzekutivit edhe ndonjë grua”, deklaroi Kreshova.

Profesoresha Rabije Murati tha se truri nuk ka gjini, femrat me veprat e tyre dëshmuan se nuk ka fuqi që mund ti ndal synimet e shenjta për vetëvendosje, emancipim të gjithanshëm dhe arritje të barazisë së plotë gjinore.

“Truri nuk ka gjini, femrat me veprat e tyre dëshmuan se nuk ka fuqi që mund ti ndal synimet e shenjta për vetëvendosje, emancipim të gjithanshëm dhe arritje të barazisë së plotë gjinore. Pjesëmarrja e grave në politikë nuk mund të shikohet më vetëm si një shërbim i ofruar për gratë nga institucionet ende të dominuara nga burrat, por si një përgjegjësi dhe obligim për të krijuar një botë më të barabartë dhe më demokratike”, tha Murati.
Debat me temë “Gruaja në pozita udhëheqëse dhe përfaqësimi i denjë i gruas në shoqëri" në Tetovë

Ndërkaq, Gjyla Çeliku nga Këshilli iniciues për përfaqësim të drejtë të gruas, tha se me përfaqësimin e ulët që kanë pasur gratë, janë shkelur të drejtat e tyre.

“Në konventën e Pekinit, në vitin 1995 në platformë u caktua që gruaja të përfaqësohet edhe në vendet e pazhvilluara nga 30 deri në 40 përqind , ashtu siç është Maqedonia, kuotë kjo që nuk u respektua dhe kuotë kjo e cila të frustron shpirtërisht, sepse ndjehesh, sidomos gratë aktiviste të partive politike, ndjehen të shfrytëzuara vetëm për votë dhe vetëm për dekor përpara ndërkombëtarëve”, deklaroi Çeliku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button