Rikthehet Elhaida Dani, do vijë me këngën e re ”Ruby”

Elhaida Dani, pas një ndërprerjeje, do të vijë me një këngë të re, të titulluar Ruby. “Ruby” pritet të jetë një sukses. Producenti i saj është Arthur Pingrey, i nominuar tri herë për Oscar në Këngën më të Mirë Origjinale, së fundmi për “The Empty Chair” të kënduar nga Sting. Pingrey ka punuar dhe me Sia dhe Norah Jones .

“Kënga është ndryshe nga çdo gjë që kam bërë më parë, jam shumë e emocionuar!” ka thënë ajo për faqen që kujdeset për këngëtarët e Eurovision-it. “Menaxheri më kontaktoi dhe më foli për këtë djalë shumë të talentuar që shkruan dhe këndon shumë bukur dhe që ai donte ta këndonte këtë këngë me mua.

Fillimisht desha ta dëgjoja këngën dhe atë. Rashë në dashuri me këngën dhe fillova të imagjinoja për ne të dy që e këndonim bashkë. E kuptova që doja ta bëja këtë.

Aktualisht jam në tur në Francë në rolin e ciganes Esmeralda. Është bukur, por mendoj që është koha të nxjerr gjëra të reja për ata që më kanë mbështetur që nga fillimi”, ka thënë Elhaida e cila interpreton në musical-in Notre Dame de Paris duke zbuluar që Ruby nuk është i vetmi projekt mes saj dhe këngëtarit të ri.

“Kënga është moderne, e kombinuar me pop dhe dance”, thotë ai për sajtin. “Ruby është e veçantë për mua, është shkruar në një çast kur kam qenë i shkatërruar. Punën me Elhaidën e kisha pasur në mendje gjithmonë. Ia dërgova këngën në prill dhe ajo e dashuroi.

Elhaida është shumë e sjellshme dhe është kaq bukur të flasësh dhe të bisedosh me të. Është një këngëtare dhe autore shumë e mirë këngësh”, ka thënë ai. Kënga parashikohet të dalë në korrik. Elhaida Dani ka shkruar që videoja do xhirohet në New York nga Max Ferigo. Ajo duket që është mjaft e emocionuar për këtë projekt, që e kthen në muzikën moderne.

elhaida

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button