Zgjedhjet në Britani/ Thereza May mandatohet për krijimin e Qeverisë

Pavarësisht rezultatit aspak pozitiv në zgjedhjet e së enjtes Thereza May ka marrë mandatin për krijimin e qeverisë së saj të dytë nga Mbretëresha Elizabete.

Konservatorët arritën të bëjnë koalicion me unionistët e Irlandës së Veriut.

“Do të krijoj një qeveri për të aktivizuar Brexit dhe për të mbajtur vendin e sigurtë”. Kanë qenë këto fjalët e para të kryeministres konservatore në Dauning Strit përballë mediave, pas takimit me Mbretëreshën Elizabetë që e ka autorizuar për të krijuar një qeveri të re.

May pasi ka humbur mazhorancën absolute në parlamentin e vendit është mbështetur nga unionistët e Irlandës së Veriut, të cilët i kanë garantuar konservatorëve mundësinë për ekzekutivin e ri, përcjell Opinion.al. 

Në fakt konservatorët e kryeministres britanike Thereza May kanë dalë parti e parë në Mbretërinë e Bashkuar, por nuk arritën të marrin mazhorancën absolute. Partia konservatore nuk ka marër 326 vendet e duhura për këtë mazhorancë nga 650 vende në parlamentin britanik, një numër vendesh që do i kishte lejuar të qeveriste e vetëm.

Kryeministrja e ka cilësuar si një marrëdhënie të fortë që vazhdon prej vitesh atë mes konservatorëve dhe unionistëve të Irlandës së Veriut.

“Britania e Madhe aktualisht ka nevojë për elementë të sigurtë, dhe konservatorët janë të vetmit që mund t’i garantojnë këto” me këtë frazë May ka përfunduar deklaratën e shkurtër për shtyp e cila zgjati vetëm pesë minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button